Pas shumë ditësh bisedime intensive Britania dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje pas Brexit. Sipas BBC bëhet me dije se tashmë është arritur mosmarrëveshja mbi të drejtat e peshkimit dhe rregullat e ardhshme të biznesit.
Në një deklaratë nga Downing Street u njoftua se marrëveshja është arritur dhe tashmë janë mundësi fantastike për të vijuar tregtinë.
Kryeministri Boris Johnson ka njoftuar se do të ketë një konferencë për mediat më vonë dhe do të tregojë të gjitha detajet e marrëveshjet.
Nga ana tjetër Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se “kjo ishte një rrugë e gjatë dhe ishte e vështirë, por më në fund kemi arritur një marrëveshje“.
/a.r