Të gjithë prisnin në autopsinë e Diego Armando Maradonës të shfaqej përdorimi i lëndëve narkotike apo alkooli në ditët e fundit të jetës.
Ai kishte probleme me zemrën dhe nuk i kishin dhënë mjekimin për një nga organet kryesore në trupin e njeriut.
Janina, e bija e “El Pibe de Oro”, ka bërë reagimin e fortë në faqen e saj zyrtare në “Twitter” duke shkruar:
“Të gjithë bijtë e k**vave prisnin që autopsia e babait tim të konfirmonte konsumimin e drogës, marijuanës dhe alkoolit.
Unë nuk jam doktoreshë, por ai dukej disi i fryrë në momentet e fundit.
Zëri i ishte bërë robotik, nuk ishte zëri i tij.
Po largohej nga kjo botë dhe unë po luaja nga mendtë e kokës.”, përfundon postimin e saj Janina./a.p