Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në një konferencë për mediat kryeministri Edi Rama mohoi pretendimet se çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët në Shqipëri të jetë ndër më të lartit në Evropë.
Kreu i qeverisë tha se çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët është ulur nga 13.5 në 9.5 lekë, ndërsa shtoi se është rritur vetëm çmimi i energjisë për bizneset.
“Çmimi i energjisë për konsumatorët nuk është absolutisht ndër çmimet më të larta në Evropë siç thatë ju, kjo është krejt e pavërtetë. Meqë ju lexoni raporte. Merrni shikoni sa ka qenë çmimi në 2013-ën dhe sa është sot, ka qenë 13.5 dhe sot është 9.5 lekë. Kështu që çmimi për konsumatorin familjar ka rënë. Nuk është ndër çmimet më të ulëta, përkundrazi është një çmim i mbajtur me thonj në atë nivel, sepse nëse dot a linim të lirë llogarinë me parimet e tregut të lirë, s’do ishte aty. Është e vërtetë për biznesin është rritur, kjo s’është sekret. Është funksion i parimit tonë, kush fiton më shumë, paguan më shumë”, u shpreh kryeministri Rama.
g.kosovari