Kryeministri i Shqipërisë është pyetur në konferencën për shtyp lidhur me raportin e Global Price Petrol që e nxjerr vendin tonë të tretin për nga çmimi i lartë i karburantit në gjithë botën, duke lënë pas vetëm Suedinë e Hong Kongun.
Rama shpjegon se kjo është një çështje strukturore pasi në Shqipëri taksa e qarkullimit është e integruar në çmimin për litër të karburantit, madje vlerëson qeverinë paraardhëse të Berishës për këtë fakt si një nga gjerat e mençura që ka bërë.
Nga ana tjetër ai sqaron se jashtë shtetit paguhet dy herë për karburantin, dhe nëse i merr të dyja atëhere vihet në parametrat mesatare të çmimit kudo.
”Ne kemi dhënë paketën më të madhe ndihmëse në historinë e vendit dhe rajonit, duke bërë të mundur për bizneset e vogla, jo siç konsideroheshin më parë, por sot me xhiro deri në 140 mijë dollarë në vit që të kenë 9 taksë mbi fitimin. Lehtësimi më i madh i mundshëm, që ka ndodhur në gjithë rajonin.
S’ka asnjë vend të rajonit ku biznesi i vogël mos paguajë asnjë qindarkë taksë mbi fitimin, dhe asnjë qindarkë TVSH deri në 100 mijë dollarë në vit.
Paketë më ndihmëse se kjo nuk ka askund tjetër, duhet bërë mirë llogaria në të dyja dimensionet. Njëra është çfarë ka dhënë shteti në cash, dhe çfarë ka hequr nga arka e vet për t’ia lënë biznesit e qytetarit. E padiskutueshme që impakti i kësaj mase mbi biznesin e vogël do jetë pozitiv. Nuk do qëndrojë aty nga janari deri në prill, 2029.
Edhe taksa e qarkullimit, e kështu me radhë. Nëse i ndajmë këto, ku paguhet dy herë, nuk paguhet një herë, vijmë në parametrat mesatarë të çmimit kudo. Në vendet e tjera paguhet dy herë. Si ta shpjegoj, të paguhet veç taksa e qarkullimit dhe në litrin e konsumit të karburantit, këtu është e integruar, dhe është një ndër gjërat e mençura të pakta që ka bërë qeveria paraardhëse.
Jo se këtu i kushton më shumë se sa jashtë. Jashtë paguajnë veç, 1 mijë e 1 herë e kam shpjeguar, është çështje strukturore.”- tha Rama./a.p