Koronavirusi vijojn të jetë një ndër sfidat e vështira në të gjithë botën. Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 79 milionë.
Gjithsej janë 79,156,148 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Ndërkohë që kanë humbur jetën 1,739,816 njerëz dhe janë shëruar 55,738,563 të tjerë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA me 18,917,152. Ndërsa numri i viktimava ka shkuar në 334,218. Në SHBA numri vazhdon të jetë i lartë edhe gjatë 24 orëve të fundit ku janë infektuar 232,342 persona dhe kanë humbur jetën mbi 3,401 njerëz.
India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 234 persona të infektuar dhe në total ka aritur 10,123,778 njerëz, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetë 146, 778 pacientë.
Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit krahasuar me një ditën më parë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 14,929 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,505,875 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 276 njerëz dhe numri në total është 61,978.
Gjermania ka shënuar një rritje rekord të infektimeve. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 31,297 njerëz, duke e çuar shifrën në total 1,587,908 persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 886 njerëz dhe numri në total është 29,127. Kancelarja Angela Merekel ka njoftuar disa ditë më parë për një mbyllje të dytë për shkak të kurbës në rritje të infektimeve, ku është vendosur që ta mbyllë të gjithë vendin deri në datën 10 janar, me një lehtësim për festa.
Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 14,522 persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,991,278 ndërsa numri i vdekjeve është mbi 553, duke e çuar shifrën në total 70,395 njerëz. Vendi po përgatitet për një fund vit pa festa, pasi e gjithë Itali është shpallur zonë e kuqe.
Brazili me 7.366.667 të infektuar dhe 189,264 viktima.
Rusia 2,963,688 të infektuar dhe 53,096 viktima
Britania 2,149,551 të infektuar dhe 69,051 viktima.
Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën
g.kosovari