Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar dhe dërgon në gjykatë 7 persona, të akuzuar për veprat penale të “grupit të strukturuar kriminale”, “veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”.
Sipas hetimeve të Prokurorisë ata akuzohen se, nëpërmjet pagesave që arrinin në shumat 20 mijë-25 mijë dollarë, kanë trafikuar një numër të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, personat e akuzuar kanë dërguar në mënyrë klandestinë në SHBA shtetas shqiptarë nëpërmjet kalimit tranzit nga Maqedonia në Bullgari, ku pajisen me dokumenta bullgare. Me pas, nga aty, udhëtonin për në Spanjë dhe më tej në vendet e Amerikës Qendrore, kryesisht në Nikaragua, Hondurras, Guatemalë, Meksikë dhë në fund, në destinacionin final, SHBA.
Burime për JavaNews.al bëjnë të ditur se Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin për këtë skemë trafiku personash dhe në bazë të informacionit të mbërritur rezulton se vetëm gjatë vitit 2013, kanë hyrë në mënyrë klandestine në territorin e SHBA nëpërmjet kufirit me Meksikën rreth 480 shtetas shqiptarë.
Në përfundim të hetimit, Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën për shtetasit:
1. Enver Karaj, dtl. 1964, banues në Tiranë
2. Fatmir Bakalli, dtl. 1959, banues në Tiranë
3. Nertil Previzi, dtl. 1974, banues në Strugë
4. Fatos Fasko, dtl. 1969, banues në Tiranë
5. Durim Koxha, dtl.1958, banues në Tiranë
6. Nikoll Kolaj, dtl, 1965, banues në Tiranë
7. Fatmir Flaga, dtl. 1955, banues në Tiranë
Të gjithë të akuzuarit janë hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg”