Në nisje të seancës së fundit plenare në Kuvend ka pasur pëprlasje mes deputetit Kujtim Gjuzi dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit.
“Në seancën e kaluar ju bëra me dije që duhet të vijë Kryeministri në interpelancë për ato 4 pika që kisha kërkuar. Sot nuk e shoh! Pse nuk duhet të vijë kryeministri?! E keni bërë Kuvendin të mblidhet sipas pasionit tuaj. Nuk shkon kjo! Nuk ndërtohet shteti kështu.Pse s’duhet të vijë kryeministri në interpelancë para 8 deputetëve. Sa policë u dëmtuan? Sa 18-vjeçarë u dëmtuan, s’u dëmtuan! Z. Kryetar s’janë serioze këto që bëni. Ju 24 mandatet i keni vjedh, ju lumtë vidhni, prapë, por do shkoni mbrapa Gruevskit dhe ndonjë tjetri që është në Hagë tani”, tha Gjuzi.
Ndërkohë, kreu i Kuvendit iu përgjigj duke i bërë me dije se kërkesa kishte dy probleme.
“Kërkesa ka dy probleme. Kur bëhet, bëhet ose ministrit ose kryeministrit. Pyetjet që janë shtruar të gjitha për ministrin, përjashto një pyetje për kryeministrit: Pse ke shkuar te familja e të ndjerit? Sipas kësaj është antikushtetuese kjo pyetje, s’mund t’i ndalosh as kryeministrit as qytetarit se ku do vejë për ngushëllim”, tha Ruçi.
g.kosovari