Lëvizja Socialiste për Integrim padiskutim është shndërruar në sttrehën e fundit të njrëzve të korruptuar dhe problematikë. Gjatë vizitës në Librazhd ditën e sotme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u shfaq në krah të Sokol Skurës, ku mediat pranë opozitës nxituan ta cilësonin si një ish-ish eksponent të rëndësishëm të Partisë Socialiste.
Por në fakt kush është në të vërtetë Sokol Skura, që Kryemadhi ka vendosur ta promovojë në radhët e LSI?
Sokol Skurën Partia Socialiste e ka perzene qe në vitin 2015, kur ai u akuzua për korrupsion në skandalin e grabitjes së rreth 500 milionë lekëve nga Fondi i Rimbursimit të Barnave.
Gjithashtu Sokol Skura, personi që u shfaq sot në krah të Monika Kryemadhit në vitin 2015 në gjendje të dehur ka vrarë me makinë një djalë të ri 17-vjeçar në Mengël të Elbasanit.
Nuk është habi që të gjithë personat problematikë gjejnë strehë pranë LSI, pasi kjo parti nuk ka elektorat as identitet politik. Mbështetësit e saj të vetëm janë personat të cilët duan të bëjnë karrierë dhe që nuk kanë asnjë ideal veç interesit dhe pasurimit në një kohë të shpejtë nëpërmjet korrupsionit.
Dy ditë më parë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim u kërkoi partive të largojnë personat e inkriminuar nga radhët e tyre, por duket se si gjithmonë për LSI-në porositë e SHBA bien në vesh të shurdhër.
bobi i farmacive