Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërkohë që dy persona ishin të shpallur në kërkim.
Burime zyrtare nga policia e Lezhës bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K.P., 42 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, Kurbin, pasi ka goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime, kunatin e tij, shtetasin N.B., për motive të dobëta. Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
–
E.S., 23 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kruje ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.
-E.B., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ky shtetas në qershor të 2011, ka vjedhur me dhunë në bashkëpunim me shtetasin F.B., një ish punonjës të Policisë se I.E.V.P.
Gjithashtu, nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Ll.,19 vjeç, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
-Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.B.,35 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë. Ky shtetas në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, duke drejtuar mjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar mjetin tip motoçikletë me drejtues shtetasin P.L., 62 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./a.p