Deputeti i te gjitha partive Lefter Maliqi bëri mbrëmjen e djeshme një njoftim të rëndësishëm për të ardhmen e tij politike teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Hard Talk’ të gazetarit Ronald Qafoku.
Maliqi tha se në janar do të bëjë publik forcën politike me të cilin do garojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Maliqi njihet si një politikan që ka mbështetje në elektorat në zonën e Beratit. Ai ka qenë deputet në këtë qark dhe kryetar i komunës Otllak.
-Lefter Maliqi do jetë me LSI-në?
-Nuk e kam vendosur. Besoj se do vendos brenda dhjetorit, ndaj thashë që i stopoj të gjitha mediat se është e njëjta pyetje që më është bërë në të gjitha televizionet.
Janë kontaktet e fundit dhe besoj se në fillim të janarit do jem në bazë sepse jam më vonesë.
Pavarësisht se njihem, unë e ndiej veten që jam me vonesë përballë kësaj sfide të madhe që janë zgjedhjet e 25 prillit./a.p