Sot do të mblidhet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Në këtë komision sot do të jetë ish-kryeministri i Kosovës, njëherit edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e këtij komisioni.
Kurti pritet të merret në pyetje nga anëtarët e këtij komisioni në ora 14:00. Para Kurtit do të raportoj ish-udhëheqësi i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Kosovës, Nenad Rasiq.
R e n d i i d i t ë s:
1. Miratimi i rendit të ditës,
2. Dëshmitë e Dëshmitarëve
-Ora 13:00 Nenad Rašić – ish udhëheqës i Zyrës për Komunitete në zyrën e kryeministrit të Republikës së Kosovës ,
– Ora 14:00 – Albin Kurti – ish kryeministër i Republikës së Kosovës
3. Të ndryshme.
Vendi: N10
Koha: 13:00
Kujtojmë që në fillim të muajit shkurt të 2020-tës, me 66 vota pro asnjë kundër dhe 10 abstenime, Albin Kurti ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës. Ai bëri koalicion qeverisë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e cila doli partia e dytë fituese. nga ministritë që ndanë, Lëvizja Vetëvendosje mori edhe udhëheqjen e Ministrisë së Shëndetësisë. Ministri kjo që në krye kishte, Arben Vitinë.
Rrjedhimisht, Qeveria Kurti në mars u përballë me shfaqjen e virusit SARS CoV2. Kështu kjo qeveri mori një sërë masash për të parandaluar përhapjen e virusit që po merr jetë njerëzish.