Sali Berisha thotë se biznesi shqiptar duhet të largohet nga vendi, nëse qeveria vendos të miratojë ligjin për ndryshimet në kodin penal në lidhje me masat dhe sanksionet për kuponin tatimor. Duke ju referuar një bisede që Berisha kishte patur me dy biznesmenë, ish kryeministri tregon se këta të fundit i kishin thënë se kishin vendosur për tu larguar. Berisha e cilësoi këtë ligj të qeverisë si të tipit stalinist.
“Ky projekligj është stalinist. Takova një çift biznesmenësh dhe më thanë që do ikim. Dhe unë u bëj thirrje bizneseve të ikin, po po, po pse të rrini, që tju falimentojë Papuli e Carapuli? Ikni më mirë nga Shqipëria. Ka vend në botë që të fut në burg për kuponin? Po pse do punojnë njerëzit tokën? Që tju paguajnë juve kuponin?”
“I bëj thirrje miqve tanë perëndimorë, që gjatë këtij viti dhe vitin e kaluar kanë patur një shqetësim të madh të kërkesave për azil. Thirrja ime është, urdhëroni zotërinj, hajdeni në Shqipëri, të sihni se cfarë po ndodh, të kuptoni se përse shqiptarët po ikin… Të vini të shihni se këtu ka gjueti shtrigash, se këtu ligjin e bën Koco.”- tha Berisha.
Pas kësaj ka reaguar Kreu i komisionit parlamentar të ekonomisë, deputeti Erjon Braçe duke theksuar se Berisha është i vetmi person në parlament që nuk e do vendin e tij.
“Mu bë gjatë këtu në parlamentin e shqipërisë dhe jam i bindur se nëse ka një njeri që nuk e do vendin, ky person je ti. Një herë të vetme nuk përmende dhe nuk mbrotjtje shqiptarët e ndershëm. The këtu se ligji është tipik stalinist. Ashtu sic i bëre thirrje biznesmenëve të ndershëm, që të largohen nga ky vend. Ti je uniku që e bën këtë gjë.”- tha Braçe.
“Po u thua shqiptarëve, biznesmenëve, shkoni në gjermani? Ja po ta tregoj unë. Në gjermani dënohesh 5 vite burg për kupon tatimor. Problemi yt është që ke nja 20 vjet që nuk lexon më”- shtoi Braçe.
Erjon Braçe mori shembullin e biznesmenit shqiptar Nikollaq Neranxi, duke thënë se në kohën kur Berisha ishte kryeministër këtë të fundit donte ta fuste në burg.
“Në vitin 2009 keni qenë ju kryeministër i këtij vendi. Nikollaq Neranxi ishte një tregtar i madh që ka krijuar një markë që dëshmon cilësi, por aty ju e keni proceduar penalisht për kontrabandë dhe evazion fiskal. Këtu votuat për ti hequr imunitetin. Prokuroria ngriti akuza, gjykata e nxori të pafajshëm.” Tha Braçe.
Pas Braçes është kundërpërgjigjur Berisha, i cili tha
“Parafolësi është bërë famoz sepse për tu bërë i besueshëm të kundërtën e asaj që thotë konventa. Dy gjera do them për biznesmenët. Ai kod penal aty është, nuk ka lëviz prej vitesh, në mos gaboj, është miratuar para viteve 96 dhe është modifikuar nga qeveritë më vonë dhe gjeri sot në 8 vite qeverisje të pd dhe aleatëve të saj, një biznesmen, një ankesë e vetme nuk është bërë. Ky është një spekulim i tmershëm që bëni për ligjin tuaj stalinist.
Nuk kanë bizneset interesa parësore e partiake, dhe ngrihen në protestë kur thika u shkon në palcë. Më thoni një vend në botë që dënon kuponin. Bizneset po ikin pa fjalën time. A e dini ju që miliona dollarë janë larguar nga Shqipëria.“