Turqia është përballur me 254 të vdekur në 24 orët e fundit, që është një numër i ri rekord ditor i vdekjeve nga COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të reja është 3,400. Turqia ka vendosur orar ndalimi dhe ka mbyllur restorantet për të zvogëluar përhapjen e COVID-19.
Ankaraja pezulloi dje përkohësisht fluturimet nga Britania e Madhe dhe vendet e tjera për shkak të shfaqjes së një lloji të ri të virusit.