Është ulur numri i pacientëve me COVID që marrin trajtim mjekësor në spital. Në 24 orët e fundit janë liruar 100 shtretër dhe ka pasur 20 urgjenca, sipas gazetarit Erion Skëndaj.
Tendenca në ulje e numrit të shtrimeve në spital ka nisur që prej dy javësh. Në spitalin infektiv ka shumë më pak urgjenca krahasuar me periudhën para 15 dhjetorit.
Sipas Skëndajt, në Infektiv mendohet se ka 85 të shtruar nga 120 shtretër që ka spitali. Në spitalin COVID3, rreth 60% e shtretërve janë të zënë.
Në Sanatorium janë 175 pacientë me COVID-19 të shtruar, nga 250 shtretër që ka në total.
Rastet në spital janë të rënda dhe sipas mjekëve, kjo ndodh pasi pacientët preferojnë të trajtohen në shtëpi dhe pas përkeqësimit të situatës ata i drejtohen spitaleve.
g.kosovari