Ilir Demalia komenton vizitën e presidentes së Kosovës në detyrë Vjosa Osmani në Shqipëri.
Në një intervistë për Ora Neës, e quan ngjarje të mirë vizitën, por është skeptik dhe tregon arsyet:
“Politika si në Tiranë e Kosovë duhet të lëvizë. Të shkojë përtej retorikës. Fjalimi i saj në parlament ishte poezi patetike e shekullit XVIII. Tha disa gjëra, por është sëmundje e klasës politike.
Nuk kemi mundur të ngrihemi në mënyrë institucionale e të flasim për politikë reale. Kemi ngelur të kufizuar në retorikë romantike tek disa e disa të tjera degradim të kësaj retorike.
Pyetja që duhet të ngrinte zoja Osmani nuk është të bëjë poezi, por përse bota shqiptare nuk ka mundur të ngrejë as në kuotat minimale funksionimin minimal të demokracisë e shtetin e së drejtës. Koha e simbolikave ka ikur”, tha ai.
Demalia ndalet dhe tek aktualiteti politik në Shqipëri
“Nuk duhet nënvlerësuar sot Edi Rama, sepse diktatura nuk vjen e menjëhershme. Duhet thënë ndal Ramës sa më parë se pastaj mund të jetë vonë. Se ai forcon pushtetin, ka kapur institucionet, shoqërinë civile, median. Kjo është më e vështirë të rrëzohet, se diktatura. Kjo është një “demonkrakarikaturë”.
Opozita nuk po sjell një fytyrë të re. Si do të vijë opozita nesër në pushtet? Prapë me Nard Ndokën apo Fatmir Mediun.. nuk dua të gjykoj.. por janë fytyra të konsumuara. Po ku janë elitat?
Elitat janë kompromentuar. Sistemi shkollor është i degraduar më keq se në kohën e Enver Hoxhës”, shprehet Demalia.
Nard Ndoka per president