Kohët e fundit, trenat e tipit “CR300 Fuxing” me shpejtësi prej 250 kilometrash në orë janë studiuar dhe vënë në përdorim me sukses, duke simbolizuar një hap të rëndësishëm të inovacionit teknologjik lidhur me trenat e shpejtësisë së lartë të Kinës.
Treni i shpejtësisë së lartë “Fuxing” është një risi e rëndësishme teknologjike e Kinës në sektorin hekurudhor. Softueri i sistemit kyç të këtij lloj treni është studiuar dhe zhvilluar në mënyrë të pavarur nga Kina, duke zotëruar plotësisht të drejtat e pronësisë intelektuale. Ndër 254 standardet e rëndësishme, standardet kineze zënë 84 %.
Deri tani, trenat e shpejtësisë së lartë “Fuxing” kanë bërë udhëtime me një gjatësi të përgjithshme prej 836 milionë kilometrash dhe kanë transportuar 827 milionë udhëtarë. Sipas parashikimit, këta trena do të mbulojnë të gjitha provincat e pjesës kontinentale të Kinës.