Pas orgazmës, burrat provojnë një periudhë refraktare, gjatë së cilës, ata nuk arrijnë dot një ereksion tjetër, edhe pse duan shumë të kenë një marrëdhënie të dytë. Kjo periudhë refraktare është periudhë rehabilitimi për burrat. Gratë nuk kanë nevojë për këtë periudhë; ato kanë kapacitete të pakufizuara.
Shpesh, gabimisht, ato mendojnë se, sapo arrijnë orgazmën e tyre të parë, çdo gjë ka marrë fund. Është krejt ndryshe: gratë kanë aftësinë të provojnë orgazma njëra pas tjetrës. Të dyja gjinitë mund të kenë orgazma të shumta, por burrat duhet të mësojnë disa teknika të veçanta që ta bëjnë këtë.
Kjo do të thotë se burrat duhet ta njohin mjaft mirë veten. Ata duhet të dinë momentin kur duhet ta ulin stimulimin. Pra, ta ulin stimulimin menjëherë para ejakulacionit.
Sapo burri ta mësojë këtë, ju do të keni një partner që do t’ju çojë në orgazma të njëpasnjëshme.
Burrat dhe djemtë duhet të mësojnë si ta arrijnë këtë. Po i kujtoj edhe njëherë: Mos harroni ushtrimet e Kegelit, teknikën e pickimit dhe teknikën “fillo, ndalo”./ Orainfo