Kreu i PDK, Nard Ndoka ka kërkuar në seancën plenare që qeveria të tërheqë dekoratën e dhënë ndaj hetuesit të At Zef Pllumit, duke e cilësuar këtë akt si një krim. Nëse qeveria nuk e tërheq këtë dekoratë të dhënë, tha Ndoka, atëherë do të jetë rruga parlamentare, përmes një rezolute apo projektligji që do të marrë këtë masë.
“Kur u dekorua autori i vrasjes së At Zef Pëllumbit, nuk e besova për momentin për faktin se vetë qëndresa dhe simboli i At Zef Pëllumbit është i njohur dhe nga vetë kryeministri, na la një vepër që quhet, ‘Rrno për me tregue’, dhe ‘rrno për me tregue’ jo vetëm parlamentit shqiptar por edhe më tej. Dhe senati italian e ka njohur këtë. Si duket kryeministri që e ka lexuar këtë libër, jam i bindur se e ka lexuar, bashkë me memorien e përjetshme të at Zef Pëllumbit e ka injoruar. At Zef Pëllumbi rrnoi për me tregu por nuk pati se kujt me i tregu. Do i kërkoj parlamentit një rezolutë, se nëse kryeministri nuk e tërheq këtë dekorim të turpshëm, nëse nuk do ketë një reflektim, në të kundërt mendoj se parlamenti duhet të shprehet nëpërmjet një projektligji ose rezulote që të mos lejojë këtë dekorim të turpshëm”. – tha Ndoka.