Një tjetër mësues nga Elbasani ka humbur jetën ditën e sotme, si pasojë e koronavirusit.
Bëhet fjalë për mësuesin Neim Istrefi.
Ai ishte infektuar me koronavirus prej disa ditësh, ndërsa ishte dërguar për kurim në Turqi, por nuk mundi ta fitonte betejën me COVID.
Istrefi jepte mësim në shkollën e mesme profesionale “Sahli Çeka” dhe të gjithë jetën e tij ia kishte dedikuar profesionit për rritjen dhe edukimin e brezave të rinj.
/a.r