anë zbardhur detaje të tjera nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë të diel në zonën e Kopshtit Zoologjik, ku një i mitur 7-vjeçar ka qëlluar pa dashje të atin me armë zjarrin. Ai ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë në trup.
Burime bëjnë me dije se viktima Roland Bicerri, 39 vjeç ka qenë në një bilardo në këtë zonë duke luajtur me miqtë e tij. Djali në këtë moment ka marrë armën nga çanta e të atit dhe e ka shkrepur pa dashje.
Policia njoftoi se grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r