Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi ka marrë gjobë pasi nuk ka respektuar orën policore.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ministri me anë të një postimi në rrjete sociale i cili shkruan se do ta paguajë dënimin, ndonëse thekson se sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë.
Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi sipas tij dëshmon se në shtet askush nuk është mbi ligjin.
“Është i vërtetë lajmi që sot jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 janë të përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipës së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ai.
Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizojë lirinë e lëvizjes në Prishtinë nga ora 19:00 deri në ora 05:00, si pasojë e rritjes së rasteve./a.p