Atmosfera e festave të fundvitit ka nisur të ndjehet edhe në qytetin e Sarandës.
Sheshet kryesore të qytetit, godinat pranë tij dhe në rrugët kryesore të Sarandë, janë mbushur plot me drita dhe me zbukurime.
Kryebashkiaku Adrian Gurma kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë për ndezjen e dritave të pemës.
Gurma shoqërohej nga fëmijët e shtëpisë “Vangjell Pulla”
“Me vogëlushë të Shtëpisë së Fēmijëve “Vangjel Pulla” ndezëm dritat e Bredhit të Krishtlindjev
Festa të gëzuara për të gjithë”, shkruan Gurma.
Një pamje fantastike e Sarandës, duke sjellë edhe pak lumturi në ditë të vështira, të mbushura me shqetësimin nga pandemia e koronavirusit.