Vjosa Osmani, e cila është shfaqur si një figurë e “re” dhe e “pastër” në politikën e Kosovës, në fakt ka lidhje të dyshimta, të cilat janë zbuluar nga mediet në Kosovë.
Osmani, e cila është edhe kryetare e Kuvendit në Kosovë, pak kohë më parë kishte munguar gjatë miratimit të një prej projektligjeve më të rëndësishëm në vend, atë të mbylljes së kazinove dhe lojërave të fatit.
Arsyeja qendron tek lidhjet e saj familjare, me personazhe të botës së nëndheshme.
“Është në Kuvend votimi për ndalimin e kazinove dhe bastoreve, ku njëri prej pronarëve është edhe kushëriri i Vjosa Osmanit, Ismet Osmani i njohur si “Curri”, është Vjosa Osmani që nuk ka marr pjesë dhe nuk ka votuar as pro, as kundër dhe e përsërisë prapë se është i asaj familje, por është një çështje që elektorati i VV-së, qytetarët e Kosovës kanë drejt me e ditë të vërtetën pse nuk ishte në atë seancë dhe pse nuk votojë pro mbylljes së kazinove dhe bastoreve, le ta sqaron publikisht”, ka thënë gazetari Parim Olluri.
“Vjosa Osmani ka lidhje familjare me Ismet Osmanin, i njohur si “Curri” dhe njëri ndër njerëzit më të mistershëm të botës së biznesit. Ai njihet për bizneset e tij edhe jashtë Kosovës, në Çeki.
Policia e Kosovës, dy muaj pasi që kishte miratuar projekt ligjin për ndalimin e kazinove dhe bastoreve kishte arrestuar ‘Currin’ me një grup personash nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’ që kanë pasur për qëllim “në mënyrë të kundërligjshme – jo proporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para).
Dëmi i përgjithshëm që dyshohet se ky grup i ka shkaktuar vendit me aktivitete kriminale, tejkalon vlerën prej 6 milionë eurosh”, shkruan Insajderi.
“Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka lidhje të afërta me biznesmenin që u arrestua nga Policia e Kosovës për fajde, Ismet Osmanin i njohur si Curri. Ai dyshohet se ka qenë lideri i grupit.
Indoks zbulon edhe lidhjen që e ka Curri me Vjosa Osmanin e LDK-së.
InDoks edhe më herët kishte raportuar për këtë figurë të botës së biznesit e i dyshuar edhe si mafioz, por në këtë dokumentar do të sjellim një profil krejt tjetër të tij.
Me krejt lidhjet që i ka me botën e krimit. Me botën e politikës. Spiunazhit ndërkombëtarë. Është një histori e madhe që sillet rreth një grupi të vogël, por të fuqishëm njerëzish”, shkruan Insajder, që në videon e mëposhtme shpjegon lidhjet e Osmanit me një prej personazheve më të dyshimtë në Ballkan.