Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një restorant të Spanjës, ku është ekzekutuar me armë zjarri një shqiptar.
SPANJË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një restorant të Spanjës, ku është ekzekutuar me armë zjarri një shqiptar.
Sipas mediave spanjolle, shqiptari është vrarë në një restorant ‘The Orange Tree’ në El Albir.Personat të cilët u bënë dëshmitar të ngjarjes pasi ndodheshin në restorant momentin e krimit, thanë se autori ishte një burrë i cili kishte fshehur fytyrën me një kapuç. Autori i është afruar tavolinës që po darkonte viktima dhe e ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur, më pas është larguar nga vendngjarja.
Mediat spanjolle shkruan se ky sulm vjen fill vetëm disa ditë pasi anëtarët e një grupi mafioz rus u vunë nën prangat e policisë për pastrim parash, një prej tyre ishte dhe ish këshilltari i Alteas, Jaime Selles.
Gjatë bastisjeve dhe kërkimeve në Alicante të Madridit, Tarragona dhe Ibiza, policia sekuestroi armë zjarri, 300.000 euro dhe diamante.