Ai komentoi rastin e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajdaraj dhe nxori defektet por edhe gabimet e bëra nga policia, si në gjykimin e ngjarjes, ashtu edhe në komunikatën e shpërndarë për publikun.
Çfarë do të thotë kjo ngjarje?
Ahmet Prençi: Kjo është ngjarje padyshim e rëndë, aq më tepër kur implikohet policia. Cdo punonjësi i shkakton tronditje të thellë se nuk duhet të ndodhë. Ajo ngjarje u menaxhua keq nga policia. Policia duhet të tërhiqej nga veprimet hetimore kur i përfshirë është një polic, në këto raste thirret prokurori me delegim punonjësve të SHCBA. Këto gjëra nuk u bënë, pati një çoroditje nga policia, që duket si tentativë për të fshehur diçka. Komunikata e vetme që duhet të jepte ishte komunikata e vrasjes, përfshirja e policit dhe faktin që po e heton një prokuror. Këtu u dha komunikata dhe u cilësua si vrasje në kapërcim të mbrojtjes ekstreme, akuza ishte e paduhura.
Kush i harton komunikatat?
Mos ishte kjo tentativë për ta manipuluar ngjarjen?
AhmetPrençi: Unë e sqarova si duhej bërë e gjitha pjesa tjetër është keqmenaxhim. Duhej institucion tjetër si Prokuroria për ta hetuar ngjarjen, duhej një njeri më i ftohtë që ta hetonte kështu shmangeshin edhe deklaratat kontradiktore që u dhanë në 2 apo 3 ditë.