Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, pasditen e kësaj të shtune ka prezantuar një studim-projektimi për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban (Këlcyrë).
Bulluku në fjalën e saj ka thënë se ky aks rrugor me gjatësi prej 60 kilometrash, do të lidhë 4 bashki dhe do të jetë në shërbim të 150 mijë banorëve.
Bulluku tha se për këtë segment rrugor do të hartohet një projekt i plotë, i cili do të marrë në shqyrtim si dhe do të japë zgjidhje për çdo problematikë të mundshme.
Ndër të tjera ajo u shpreh se projektu klasifikohet në kategorinë F, si dhe do të përmbushë të gjithë kushtet e sigurisë rrugore.
“Është një projekt që nuk prek vetëm Beratin, por disa bashki. Po punojmë për të rehabilituar disa zona. Kjo rrugë është përdorur nga të gjitha komunitetet, por ashtu siç sot kërkohen rrugë që përmbushin kushtet e sigurisë rrugore por dhe ato cilësore.
Të gjitha këto zona kanë një potencial të zhvillimit turistik. Të gjitha bashkitë, që nga Berati, Tepelena, Memaliaj, Këlcyra janë destinacione të preferuara për turistët.
Projektet që prekin më shumë se 2 zona kanë një vëmendje të shtuar. Duhet të jemi efiçentë. Kemi kërkuar një studim projektimi të mirë.
Është një objekt që klasifikohet në kategorinë F të shpejtësisë rrugore me 60 km/h si dhe gjerësisë së saj.
E gjithë rruga sduhet të ketë një pendencë jo më shumë se 5-7% në disa pjesë. Kjo është një zonë kodrinore dhe malore. Do ishte një kantier kompleks për tu dorëzuar” – tha Balluku.