Është mbyllu në mënyrë paqësore protesta e sotme për vrasjen e Klodian Rashës në Shkodër.
Të mbledhur në sheshin “Luigj Gurakuqi”, ku protestuan për vrasjen e të riut nga efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj, qytetarët u shprehen se sjellja e policisë është e patolerueshme, ndërsa theksojnë se nuk duan t’i shohin fëmijët e tyre të largohen nga vendi.
Qytetarët kërkuan largimin e drejtorit te policisë Ardi Veliu.
“Protesta vazhdon sepse drejtësia nuk është çuar deri në fund. Nuk duhet të trembeni. Unë i ftoj në protestë. Ardi Veliu ka përgjegjësi penale. E duhur do të ishte që të kemi mbështetjen e policisë”, u shpreh një nga të rinjtë pjesëmarrës në protestë.
Ata mbanin pankarta të shumta në duar, ku thonin se nuk do ti tremben asnjë lloj dhune që vjen nga shteti, dhe apelojnë për drejtësi.
“Ma në fund kena ba shtet. Ditën t’tputh e natën t’vret”, shkruhet në njërën prej pankartave.
“Kur preket jeta përse nuk duhet të jemi në protestë. Nuk kemi ne pse të kemi frikë. Për të ardhmen e fëmijëve do të kërkojmë gjithmonë të drejtën”, shprehet një tjetër qytetare.
g.kosovari