Një javë nga protesta e dhunshme në qytetin e Shkodrës, ku u bastis dhe dogj edhe selia e PS-së, qytetarët do të mblidhen sërish sot në tubim. Protesta nis rreth orës 11:00 në sheshin “Luigj Gurakuqi”.
Por kësaj here policia ka marrë në mbrojtje institucionet.
Siç shihet dhe nga pamjet, një grup i forcave të rendit janë vendosur pranë Prefektures se Qarkut Shkodër.
Njoftimi është shpërndarë dhe në rrjetet sociale dhe pritet grumbullimi i protestuesve, të cilët nuk kanë një skenar, apo organizator.
Të shtunën e kaluar, protesta e nxitur nga vrasja e Klodian Rashës prej nje efektivi policie, precipitoi në dhunë.
të miturit ishin në krye të rebelimit, ku dhuna u përqendrua në selinë e PS në Shkodër, ku disa të rinj kanë thyer xhamat me gurë dhe më pas shkallmuan derën e kamerat e sigurisë duke hyrë brenda ambienteve. Ata nxorën çdo gjë që ndodhej brenda, objektet dhe dokumente dhe i vunë zjarrin para hyrjes së selisë rozë. Në protestë ishin prezentë edhe figura politike si anëtarë apo kryetar të degëve të PD dhe LSI si dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila u vendos nën hetim nën akuzën e organizimit të protestave.
g.kosovari