Hetimet e fundit pasi kufomat e një çifti shqiptar nga Vlora, Shpëtim dhe Teuta Pasho, 54 dhe 52 vjeç, u gjetën pak ditë më parë në katër valixhe të hedhura, janë fokusuar te të afërmit e tyre.
Sipas mediave italiane, është marrë sot në pyetje i vëllai i Shpëtim Pashos. Fakti që ai ka pasur edhe një avokat do të thotë se është thirrur si një prej të dyshuarve.
“Ne nuk dimë asgjë. Duhet të pyesni karabinierët. Ai thjesht tha atë që dinte. Kështu që tani le të presim”, tha avokatja e vëllait të Shpëtim Pashos.
“Nuk kemi asnjë dyshim për askënd, absolutisht jo”, – këto janë fjalët e avokates së tij Elisa Baldocci.
I afërmi “u dëgjua si një person i informuar mbi faktet” – tha ajo. – “Në thelb nuk kishte asnjë të re. Unë nuk isha e pranishme kur ai është marrë në pyetje”.
“E shoqërova atë në stacionin e policisë në Borgo Ognissanti. Dritan Pasho kishte pasur shumë kontakte me vëllain dhe gruan e tij. Por ata thjesht u zhdukën edhe për të në 2015”.
“Ai i pa para se të zhdukej. Ata sigurisht nuk ishin me të, kur u zhdukën”, – tha avokatja.
Gjithashtu në lidhje me djalin e Shpëtimit, i cili aktualisht po mbahet në një burg në Zvicër, avokatja tha se Dritan Pasho “edhe pas zhdukjes së tij nuk di asgjë më shumë”.
/a.r