Një vendim i rrallë ka dalë nga Disiplina pranë FSHF. Ata kanë bërë të ditur se kanë dënuar futbollistin e ekipit U-13 të SH.F. Pepa, Luis Miftarin, me 24 muaj pezullim nga aktivitetet futbollistike.
Lojtari 12 vjeçar nuk mund të luajë për 2 vite futboll në aktivitete zyrare, pasi pështyu zyrtarin e ndeshjes. Një sjellje aspak e pranueshme nga ana e djaloshit, por masa e marrë është ekstreme për futbollistin e ri.
“Lojtari i Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti”, – argumenton disiplina.
/a.r