Gazeta amerikane “Wall Street Journal” njoftoi të martën se, ndërsa epidemia jashtë vazhdon të përhapet, veprimtaria ekonomike e Kinës në nëntor vijoi të rritet, duke treguar një vrull të plotë të rimëkëmbjes.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të martën, treguesit kryesorë ekonomikë në Kinë, përfshirë vlerën e shtuar industriale, investimet dhe shpenzimet e konsumit, përshpejtuan rritjen në nëntor, duke nxitur rritjen e punësimit dhe duke ulur shkallën e papunësisë.
Sipas të dhënave nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, vlera e shtuar industriale në Kinë në nëntor u rrit me 7.0 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, me normën më të shpejtë e rritjes në më shumë se dy vjetët e fundit. Ekonomisti i bankës “Standard Chartered”, Li Wei, tha se falë politikave të mëparshme të lehtësimit të kreditimit dhe kërkesës së fortë për eksporte, ekonomia e Kinës vazhdoi të gjallërohej në nëntor.