Deputeti Kujtim Gjuzi nga foltorja e Kuvendit hodhi një deklaratë të fortë mbi efektivët që ishin në punë në momentin e vrasjes së Klodian Rashës. Ai u shpreh nëmes të Kuvendit se policiët kanë qënë të gjithë të droguar.
“Në këto kushte ju keni një juntë ushtarake me 13 gjeneralë. E përshëndes gjeneralin për dorëheqjen. Familja Rasha u tregua dibranë të vërtetë që si pranuan lekët. Kanë qenë të droguar të gjithë atë natë të gjithë skuadra. Ju jeni të gjithë vrasës me ndonjë përjashtim të vogël”, u shpreh ai.
Më tej Gjuzi deklaroi se Sandër Leshaj nuk ka pranuar kërkesnë e tij për interepelancë duke shkelur në këtë mënyrë rregulloren e Kuvendit.
“Kam pasur kërkesë për interpelancë për gjeneralin në lirim Lleshajn. Duhet të vinte në interpelancë, kam rënë dakord që këtu të vinte gjenerali i liruar. Tha nuk jap interpelancë unë, shkeli rregulloren e Kuvendit si dhe betimin te presidenti. Është ky ministër që nuk vjen dhe shikoni çfarë u bën të rinjve. Është ky ministër që gjumon minorenët”, tha Gjuzi.
g.kosovari