Kërcënimet apo paralajmërimet e presidenti Ilir Meta ditën e sotme se do të thërrasë edhe një tjetër tubim si ai i 2 marsit që do të sjellë dhe rrëzimin e qeverisë, për Petro Koçin janë marrëzi të Ilir Metës, i cili po i bën shpesh duke treguar jo vetëm sjellje partiake por dhe çoroditje mendore. Koçi e ka cilësuan Ilir Metën si presidentin më të keq në vend, edhe më i keq se Sali Berisha, i cili në atë kohë ishte haptazi edhe komandant i PD-së.
Në emisionin “Repolitix”, Petro Koçi tha se Meta me sjelljen dhe gjuhën e tij partiake ia ka kaluar edhe Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit duke dalë hapur se është ai që e drejton ende LSI-në dhe se me manifestimin e që paralajmëron se do të zhvillojë për Koçin është mënyra për të bërë fushatë elektorale për LSI.
Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka kritikuar ashpër edhe LSI duke e cilësuar si partinë më të korruptuar dhe të paskrupullt në vend.
“Sjellja e Metës si President është tejet politike dhe partiake dhe shpeshherë me çoroditje psikologjike e mendore. Qëndrimi kritik ndaj qeverisë është e pranueshme, por fjalori i tij është skandaloz, ja tejkalon Bashës e Monikës. Këtu nuk kemi të bëjmë me diskutimin e një institucioni të pavarur nga qeveria dhe hajde se po luan rolin e pavarësisë. Meta haptazi ka shkelur formatin kushtetues kur duhet të jetë formati i unitetit të popullit. Me atë që ka bërë duke hedhur hapa pas me çdekretimin e zgjedhjeve është skandaloze, janë veprime që si ka bërë askush më parë. Është një president edhe me i keq se Berisha, i cili në atë kohë ishte haptazi komandant i PD-së. ky është haptazi komandant i LSI, që është partia më e korruptuar dhe më e paskrupullta në vend. Manifestimi për të cilin flet është prapë një marrëzi. Për çfarë do e bëj, të bëhet pjesë e fushatës elektorale? E ka të ndaluar pasi duhet të ruaj figurën e unitetit të kombit“, tha Koçi
Presidenti Ilir Meta hodhi poshtë të gjitha se ka gisht në organizimin e protestave për vrasjen e Klodjan Rashës, ndërsa shtoi se ai do të zhvillojë edhe një tubim të fundit, por që ajo do të sjellë edhe rrëzimin e qeverisë.
g.kosovari