Avokati Spartak Ngjela, duke folur në “Skype” në “News 24”, për vrasjen e Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj, deklaroi se forcat policore u përballën me një uragan primitiv.
Sipas Ngjelës, protestuesit kishin si qëllim që të destabilizojnë vendin.
“Policia dy ditët e para ishte inaktive, e lënë pa mjete, në dorë të një uragani primitiv, me fëmijë, ku 40 përqind ishin romë. Janë në hall të madh dhe donin që të destabilizonin vendin. Siguriisht ka një viktimë dhe duhet respektuar familja. Këta ngjarjnë si hordhitë e 6 shkurtit, dikur ku nxorën adoleshentët të prishin xhami e kisha. Këta donin të vepronin njësoj si me hordhitë më 6 shkurt. Nuk merret pushteti me të tilla veprime. nuk mund të krijosh destabilitet në një vend të NATO-s”, tha Ngjela.
Spartak Ngjela theksoi se policia në këtë protestë u tregua profesionale dhe drejtori i Policisë nuk ka përse të japë dorëheqjen.
“Këta kanë frikë nga reforma antikorrupsioni. Policia u tregua shumë profesionale. Ministri nuk ka asgjë në dorë se është politik, gjithë forcën e ka drejtori i Policisë. Ligji aktual nuk i lejon ministrit të marrë në dijeni për investigimet e policisë. Nuk e njoh fare drejtorin e Policisë, por u tregua profesional”, deklaroi Ngjela.
Më tej, Ngjela nënvizoi se vrasja e të riut Rasha duhet zbardhur plotësisht.
“Krimin nuk e dimë, mund të jetë me dashje, mund të jetë i blerë, këto janë versione. Në funksion të politikës, nuk mund të bësh kaq trazirë të madhe shoqërore. Ishte një polic me një individ. Është një njeri që vret një tjetër, kaq është dhe të gjitha versionet e tjera mund të ngrihen. Varet nga qëndrimi psikik i personit që vrau, është i trembur, është i çmendur apo çfarë arsye ka. Nëse hetimi e nxjerr, njerëzit duhet të kërkojnë drejtësinë për vrasjen, patjetër”, vlerësoi Ngjela.
g.kosovari