Nga Astrit Patozi
Edi Ramës le t’i bëhet pushka top, që bën sikur mendohet 5 ditë për të gjetur ministrin e Brendshëm dhe, në ndjekje të tij, një tufë filozofësh mendjendritur vrapojnë pastaj të na shpjegojnë se çfarë janë Bledi Çuçi dhe Milva Ikonomi.
Janë kaq të përfshirë në analizën e kësaj ngjarjeje, sa pothuajse kanë harruar edhe arsyen se pse erdhëm në këtë pikë.
A thua se ministrat “e rinj” kanë mbërritur sot në Shqipëri nga dispora apo është hera e parë, që po dëgjojmë të flitet për ta.