Është publikuar dokumenti mbi modalitetet e llogaridhënies duke përfshirë Vetting-un në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Deri në fund të dhjetorit pritet të vendoset edhe lloji i modalitetit që do të zbatohet.
“Jemi të bindur se po ju vjen fundi dembelëve që janë brenda sistemit të drejtësisë dhe të korruptuarve brenda këtij sistemi. Jemi të bindur se me këtë modalitet që do të zgjedhim ne do të ndërtojmë besimin e njerëzve në Kosovë ndaj pushtetit të drejtësisë.
Dhe, kur të kemi besimin e ndërkombëtarëve, jemi të sigurt se vizat do t’i marrim më shpejt”, Driton Selmanaj, zëvendës kryeministri i Kosovës.
Të rëndësishëm po e cilësojnë edhe zbatimin e këtij projekti.
“Ka një dakordancë brenda koalicionit qeverisës që ky proces të ecë. Ai tha se këtë muaj do të vendosin për llojin e vendimmarrjes që do të zgjedhin”, u shpreh Selim Selimi, ministër i Drejtësisë.
Shumë organizata në Kosovë në hulumtimet e tyre kanë vë në pah emërimin e shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve në pozita pa merita.
/a.r