Pertej deklartave te kryeministrit Edi Rama nga Kina pak dite me pare qe konfirmoi se është finalizuar marrëveshja për rrugën e Arbrit, ministri i linjës Edmon Haxhinasto u shpreh se ka ende një sërë pikpyetjesh dhe po diskutohet për të dalë në një përfundim. Duke raportuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ai deklaroi se do të mbrojë interesin e qytetarëve.
Haxhinasto: Për rrugën e Arbërit mund tju them që “po” edhe ky është një projekt i cili ka pikëpyetjet e veta shumë të rëndësishme. Pavarësisht përpjekjeve tona për të arritur një konkluzion dhe një marrëveshje koncesionare me një ofertë që kemi nga një kompani kineze, kur të konkludojmë sic duhet në shifra në vlera për fiancimin e kësaj rruge do të vijmë këtu dhe do të themi e kemi konkluduar.
Brenda pak ditëve qeveria shqiptare do të dalë me një zgjidhje mbi liberalizimin e transportit ajror.Por deputetet e opozites ishin mosbesues dhe i kujtuan ministrit Haxhinasto se keshtu eshte shprehur disa here dhe se gjendja nuk ka ndryshuar.
Haxhinasto: Punë ditësh dhe do të keni lajmin për konkludimin e negociatave.
Rruga Tiranë -Elbasan sipas ministrit Haxhinasto është një ndër projektet më problematike në vend dhe si rezultat do të ketë dhe një faturë financiare të lartë.
Haxhinasto: Si pasojë e mungesës së këtij studimi të mirëfilltë gjeologjik ka ndodhur mbi 4 shkarje masive.
Haxhinasto deklaroi se tashmë po bëhet studimi për rrugën e Ndroqit dhe për një sërë rrugësh të tjera në kryeqytet.
Bushati: S’ka rrugë të reja, s’ka ujë për qytetarët e Shqipërisë, nuk ka rritje investimesh në infrastrukturë.
Haxhinasto: Janë bërë disa ndërhyrje serioze, po bëhet studimi i rrugës së Ndroqit. (Ora News)