Dy persona janë vënë në pranga në Durrës pasi akuzohen të kenë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm. Po ashtu, njoftohet se dy qytetarë të tjerë që kanë marrë pjesë në protestën për Klodian Rashën janë proceduar penalisht.
Protesta për Klodian Rashën, arrestohen dy organizues në Durrës.
Të arrestuarit janë 24-vjeçari Sh. M., dhe 30-vjeçari A. B. Kurse, penalisht u proceduan A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.