Lleshaj e pohon vizitën te Familja Rasha: Isha për ngushëllim pas dorëheqjes, më pritën…

Sander Lleshajj

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj deklaroi për herë të parë në ‘Real Story’ se ka qenë për ngushëllim pranë familjes së të ndjerit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv policie më 8 dhjetor.

Në një rrëfim përballë gazetarit Sokol Balla, Lleshaj tha se pasi ishte dorëhequr nga posti i ministrit kishte shkuar në familjen e 25-vjeçarit, ndërsa theksoi se ishte pritur shumë mirë.

“E kam bërë këtë. Kam qenë tek familja Rasha. S’jam shumë dimension publik mediatik. Kam qenë dhe i kam kërkuar ndjesën familjes Rasha. Kam shkuar pasi kam dhënë dorëheqjen. Ndaj kam vonuar vajtjen me qëllim, që të kryerja një akt. Shpreha disa fjalë që ndonjëherë kanë peshë. Fjalët të shoqëruara me një akt ishin ndjesa e plotë ndaj familjes. Reagimi i tyre ishte krejt reagim dinjitoz i një familje shqiptare, që di të arsyetojë në një situatë tragjike që i ka pllakosur. Ishte dinjitoz. E prisja. E di që një familje e këtij konteksti reagon kështu.”, tha Lleshaj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com