Lleshaj: E vërteta e dorëheqjes sime, “ishte një rrufe në qiell të hapur”

Sander Lleshaj

TIRANË

Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj ka folur sot në “Real Story” në News24 për vendimin për t’u dorëhequr nga kjo detyrë, por edhe situatën aktuale politike e sociale në vend që shkaktoi vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Lleshaj tha se është dorëhequr si pasojë një momenti dhe impaktit që kjo ngjarje pati tek ai dhe nëse do kishte pasur presione nuk do kishte dhënë dorëheqjen.

“Është fare e thjeshtë kam dhënë dorëheqjen me qetësi dhe shumë vendosmëri. S’ka pasur asgjë tjetër.

Mendoj që unë nuk jam person që heq dorë lehtësisht nga gjërat, aq më tepër heq dorë nën presion. Nëse do kishte ndonjë presion do kishte ndodhur e kundërta.  Është rezultat jo i një situate, por i një momenti. Nuk kemi një kontekst të madh para largimit, por një ngjarje, një rrufe në qiell të hapur, që kërkon reflektim që shkaktoi një impakt tek unë. Është një ngjarje e vetme, e papritur, e pallogaritur”, deklaroi Lleshaj.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com