“Duhet të nis një hetim për ata që kanë organizuar protesta dhe kanë keqpërdorur të miturit”, deklaroi sot gjatë një interviste televizive ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Në lidhje se çfarë parashikon ligji shqiptarë ndaj të miturve që janë në protestë dhe janë ndaluar, Gjonaj tha se, “në këtë protestë janë keqpërdorur të miturit dhe të miturve dhe në konventa dhe aktet ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve u njihet e drejta për t’u grumbulluar por në mënyrë paqësore. Përsa kohë këta fëmijë apo të mitur që janë nën moshën e përgjegjësisë penale janë përdorur nga ata që i kanë nxitur për të qenë pjesë e protestave duhet në radhë të parë të fillojë hetimi për ata që i kanë nxitur këto protesta”.
“Përsa i përket përgjegjësisë penale që mbajnë ata të mitur që janë brenda përgjegjësisë penale do jetë gjykata që do vendosi masën e sigurisë për këta të mitur. Besoj se në të gjitha raste që gjykata ka zhvilluar procese dhe ka marrë masa siguri për të miturit kanë shkuar drejtë atyre që janë masa alternative dhe masa të buta”, tha ajo
Në lidhje me deklarata e qeverisë se opozita ka qenë në bllok mbrapa protestave, ndërsa sot kryeministri e veçoi Bashën dhe akuzoi Metën, Gjonaj tha se, “ne kemi parë se gjatë këtyre ditëve ka patur eksponentë apo drejtues të institucioneve të pushtetit vendor të PD apo dhe eksponent të LSI-së dhe besoj se gjithë pamjet kanë treguar se në mos janë organizatorët kryesor ata kanë qenë pjesë dhe për më tepër se kanë marrë pjesë të miturit fëmijët që kanë qenë nën moshën e përgjegjësisë penale në grupime apo protesta. Nuk meritojnë më të konsiderohen protesta pasi pati akte dhune, akte të cilat kanë shkatërruar gjithë pjesën e institucioneve publike, institucionet kulturore, po nga ana tjetër duhet të themi se pjesë e këtyre organizimeve kanë qenë edhe eksponentë të partive opozitare”.
Në lidhje me vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit të familjes Rasha, Gjonaj tha se është një vendimi i Këshillit të Ministrave dhe është në kompetencën e Këshillit për të nxjerrë një vendim në bazë ligjore që është ligji për Sigurime Shoqërore. Nuk është një akt i jashtëzakonshëm, përkundrazi i referohet përgjigjes me masa, në rastin konkret pension për familjarët për shkakun e humbjes së jetës së djalit të tyre.
/a.r