Kryeministri Edi Rama ka sqaruar motivet mbi vendimin për t’i dhënë pension familjes Rasha, pas vrasjes së të riut Klodjan Rasha nga polici. Ai sqaroi edhe termin “aksidentalisht” të vënë në këtë vendim të qeverisë.
“Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtrat e njerëzve, ose qëllimit të keq ose padijes. E para nuk është akt normativ, është një vendim qeveria. E dyta pikërisht pse qeveria nuk është gjykatë, dhe pse nuk mund të marrë përsipër të bëjë rolin e gjykatës është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik, teknik, për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Kjo do të thotë që pensioni që humbi jetën tragjikisht, nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor. Por ka humbur jetën në kushtet e një përplasje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb që ka ardhur nga qielli, thjesht përcakton që humbja e jetës është rezultat i një përplasje aksidentale. Pastaj në këtë përplasje aksidentale që s’ka qenë pjesë e një operacioni, s’ka qenë i lidhur me një zinxhir komande, dhe pikërisht për të mos marrë përsipër për të bërë gjykatën, por thjesht për të dhënë atë kontribut, atë pension, që është shprehje e solidaritetit me familjen. Shprehje e motivit si ne e kuptojmë këtë detyrë kur themi: Ti nuk do të jesh kurrë vetëm. Është trajtuar me këtë tekst. S’ka lidhje me aksidentin në kuptimin e vendosjes së një fjale përfundimtare në lidhje me çështjen gjyqësor”, tha Rama.
g.kosovari