Mbrëmjen e së hënës u denoncuar një skandal që ndodh brenda një shtëpie të Zotit. Prifti i Kishës në Manastirin e Zvërnecit në Vlorë kërcënon dhe ofendon murgun e këtij Manastiri.
“Është Luan Kaso, roja i padeklaruar i Manastirit. Ai punon në të zezë në këtë Manastir. Bashkëpunon me priftin dhe më përndjek. E kam denoncuar te prifti se vjedh lekët që hedhin besimtarët. Prifti më ka thënë që e di, por asnjë masë nuk ka marrë” tregon murgu. Më tej pohon se, një ditë, ka vendosur një kartëmonedhë me shenjë në një nga ikonat e kishës. Pasi kishin ikur besimtarët, ka shkuar për të mbledhur paratë dhe ti vendoste në kasafortë.
Por, kartëmonedhën me shënime nuk e ka gjetur. “E kam denoncuar si hajdut, por e mbron prifti” tha murgu, duke vijuar se “janë të dy, roja Luan Kaso dhe prifti Jani Terziu”. Ky i fundit, shkon disa herë në javë në Zvërnec, pasi është edhe prift në një kishë në Kavajë. “Vjen disa herë në javë. Por, ka autorizuar rojën që të më ruajë ngado” shton murgu.
Fiksi ka siguruar një audio, ku pronari i firmës që ruan Manastirin i kërkon rojes Luan Kaso që të mos fotografojë më murgun. Roja e pranon se e ka fotografuar, ndërsa i thotë se tani, pas urdhrit, nuk do e bëjë më. Murgu pohon se gjatë gjithë kohës ndjehet nën presion, pasi ka mësuar se Prifti Jani Terziu i ka thënë një roje tjetër që “vriteni”. “Kam edhe dëshmitar rojën e parë. I ka thënë që të më vrasin. Tani është me rojen. Unë s’kam frikë” shton më tej murgu.
Sipas tij, gjithçka ka filluar në momentin që ai ka denoncuar priftin Jani Terziu në Kishën Autoqefale të Shqipërisë se ka vjedhur lekët e kishës në Manastirin e Zvërnecit. “Lekët mbahen në një kasafortë dhe përveç priftit, janë edhe dy anëtarë të tjerë të komisionit që hapin kasafortën.
Dy anëtarët e tjerë nuk kanë qenë për një kohë të gjatë dhe prifti ka marrë kasafortën dhe e ka hapur në dhomën e tij. Për këtë kam edhe një video, ku duket prifti që ka kasafortën në dorë” thotë murgu, i cili ia ka vënë në dispozicion edhe emisionit investigativ. Në fakt, në këtë video nuk dallohet shumë qartë prifti Jani Terziu me kasafortën, pasi është shumë larg.
Gjithsesi, personi që shihet në video i ngjason priftit dhe në dorë ka një send me ngjyrë kafe. “Është kasaforta” thotë murgu. Ky i fundit tregon edhe për dhjetëra episode ku ai është kërcënuar edhe me jetë. Dhe, të gjitha kërcënimet kanë filluar pasi murgu është ankuar në Kishën Autoqefale të Shqipërisë. Fiks Fare ka siguruar një bisedë mes murgut dhe priftit Jani Terziu, ku ky i fundit i thotë budalla, rrugaç, qelbësirë