Ministria e Shëndetësisë në Itali ka bërë me dije shifrat e përditësuara gjatë 24 orëve të fundit sa i takon situatës së koronavirusit.
Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12.030 raste pozitive, duke shënuar edhe ulje të shifrave pasi dje u shënuan 17.938.
Numri total i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1.855.737.
Ndërkohë numri i viktimave ende nuk ka ndryshuar, pasi sot janë 491 vdekje ndërsa një ditë më parë u shënuan 484.
Po ashtu shifra të ulëta janë shënuar edhe në Greqi. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 639 raste pozitive dhe 62 vdekje.
Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka shkuar në 125.173 ndërsa ai i viktimave në 3687.