Në vendin tonë vijon të ketë qarkullim të madh të virusit të Covid-19. Por pavarësisht se jemi në një transmetim komunitar, anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Eugena Tomini në një intervistë për Tv Klan thotë se situata mbetet e qëndrueshme.
“Kemi qarkullim të dendur të virusit ne vend, të mbajmë këtë qëndrueshmëri do jetë mirë. Kemi qëndrueshmëri, edhe me transmetueshmërinë, kemi ndryshim ne infeksiozitet”.
Ekspertët thonë se Shqipëria ende nuk ka arritur në pikun e pandemisë.
“Akoma nuk mund të themi qe po kalojmë pikun e Covid-19”.
Rastet e lehta dhe të moderuara tashmë mund të negativizohen për 10 ditë.
“Kemi grupin e parë me klinikë të lehtë dhe të moderuar. Në qoftë se në tre ditët e fundit nuk ka shenja klinike e thyen izolimin në ditën e 11”.
Por nëse një person pozitiv Covid pas një ndërprerje të klinikës shfaq sërish shenja klinike, atëherë mjekët rekomandojnë se ai duhet të plotësojë karantinim 14 ditë.
“Por nëse ky rast ka shenja klinike edhe në ditën e 10, atëherë edhe 48 orë do vijojë me izolimin”.
Përjashtim nga thyerja e karantinës 10-ditore bëjnë disa kategori.
“Individi nuk duhet të jetë me vështirësi në frymëmarrje. Në institucione ku kemi grumbull njerëzish, ata të vuajtjes së dënimit, në ato institucioni ku kemi risk për ta transmetuar”.
Prej më shumë se dy muaj, Shqipëria vijon të ketë raste të shumta pozitiv Covidi si dhe atyre që humbin jetën.
/a.r