Një grua ka tentuar t’i vërë flakën vetes në sheshin “Liria” në Durrës, përpara Bashkisë.
Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët e pranishëm të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.
Gruaja e identifikuar si Fatime Gashi, kishte një shishe me benzinë në dorë dhe tentoi që ti vinte flakën vetes, por kalimtarët e rastit njoftuan në kohë policinë.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 14.12.2020, në orën 10:10, përpara Bashkisë së Durrësit, shtetasja F. G., rreth 60 vjeçe, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të vetëdigjej.
Shtetasja F. G. është shoqëruar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.