Konferencë e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, lidhur me rezultatet e luftës kundër kultivimit të kanabisit 2020. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veli ka bërë me dije se gjatë vitit 2020 janë kryer 143. 844 kontrolle në terren, janë përdorur 38 dronë nga 24 që janë përdorur në vitin 2019, teksa janë kryer 90 orë fluturimi me helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes.
Ndërkohë mësohet se janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 15.828 kubikë. Sipas Veliut, drejt Italisë është trafikuar 37% më pak lëndë narkotike drejt Italisë, më konkretisht në 2019 janë kapur 1447 kg 982 gr, ndërkohë që në 2020 janë kapur 911 kg e 500 gr. Këto shifra, Veliu tha se janë statistika që kanë mbërritur nga Policia italiane.
Ndërkohë, Veliu ka bërë me dije se janë proceduar 17 punonjës policie, teksa 3 janë përjashtuar. Gjithashtu, 72 punonjës janë ndëshkuar me masa disiplinore, 71 janë ndëshkuar më masa për shkelje të lehta disiplinore, 11 punonjës në nivel drejtues janë transferuar.
Ndëshkime ka pasur edhe sa i përket zyrtarëve vendorë. Ato janë proceduar penalisht për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”. Bëhet fjalë për administratorë të njësive vendore, kryetarë fshatrash, inspektorë të shërbimit pyjor, si edhe roje ujësjellësi.
Konferenca vijon me paraqitjen e rezultateve në luftën ndaj kanabisit përgjatë vitit 2020, nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore, fjala e të cilit do të ndiqet nga ajo e Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.
g.kosovari