Ka nisur në Tiranë protesta e pestë për vrasjen e Klodian Rashës nga policia. Ashtu siç ishte paralajmëruar, protesta ka nisur te sheshi ”Skënderebej”, ku shihet se janë mbledhur me disa qytetarë, të cilët do të marshojnë drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë nuk mungon mobilizimi i Policisë pasi ka efektivë në qendër të Tiranës të cilët po kryejnë kontrolle të të rinjve. Efektivët kanë kërkuar shpërndarjen pasi ligji anticovid ndalon grumbullimet mbi 10 vetë.
Katër protestat e mëparshme janë shoqëruar me dhunë, djegie e përplasje dhe Policia ka marrë masat sërish me 900 efektivë në terren për të mbrojtur institucionet kryesore.
/a.r