Një qendër e transferimit të teknologjisë u hap në në Qingdao, në provincën Shandong në Kinën lindore, duke synuar rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për transferimin e teknologjisë nën kornizën e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), shkruan “Xinhua”.
Qendra e Transferimit të Teknologjisë të SCO-së mbulon një sipërfaqe prej gati 20.000 metrash katrorë. Ajo është e ndarë në zona për transferimin dhe transformimin e teknologjisë, ekspozitë dhe shkëmbime kulturore, inovacione dhe shërbime të tjera.
Qendra synon të ndërtojë një platformë të re për bashkëpunimin ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik, si dhe shkëmbime kulturore, ekonomike dhe tregtare.