Edhe pse në Fier nuk ka pasur protesta e marshime ditën e sotme, disa të rinj i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave pranë gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier.
Patrulla ka konstatuar të rinjtë dhe ka bërë menjëherë shoqërimin e tyre në polici.
Paraprakisht mësohet se janë shoqëruar dy minorenë që mendohet se kanë vënë flakën në koshat e mbeturinave. Për të shuar flakët pranë mjediseve ku u vendos zjarri kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse. Gjatë pasdites është vënë re një prani e shtuar e forcave policore dhe patrullave në qytetin e Fierit ndërsa pasditja e kësaj të shtune fatmirësisht ka qenë e qetë.